Osmani kritikon Albin Kurtin: Qeveria dështoi me anëtarësimin në Këshillin e Evropës

2 months ago 28

Në një intervistë  presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka  akuzuar drejtpërdrejt qeverinë për  dështimin e anëtarësimit të  vendit në Këshillin e Evropës.

“Letra është dërguar në emër të Qeverisë së Kosovës. Nuk ka qenë metodë e mirë. Nuk ka qenë rrugë e mirë mënyra e propozimit të asociacionit në momentin e fundit. Unë kam qenë në Kosovë kur ka ndodhur kjo punë. Askush nuk ka provuar të më thërrasë, as të më njoftojë. Pastaj janë mburrë me këtë qasje që s’e kanë konsultuar presidenten e Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

Për sa i përket heqjes së masave ndaj Kosovës presidentja Osmani theksoi se ndryshe nga Gjermania, disa shtete kanë kërkuar që ato të mbeten në fuqi.”

“Qëndrimi i Gjermanisë është pro heqjes së masave. Ketë e kanë bërë publike disa herë, dhe ka qenë një ndër shtetet që më së shumti kanë insistuar që të hiqen masat. Ky duhet të jetë vendim unanim i BE-së, dhe javët e fundit jemi njoftuar se herë një shtet herë një tjetër kanë kërkuar të mbeten masat për shkak të pakënaqësive të tyre për arsye të ndryshme”, tha Osmani.

Osmani nuk ka pranuar të japë detaje se për cilat shtete bëhet fjalë, ndërsa  ka përmendur edhe problemet në vendimmarrjen e BE-së për masat.

“Kosova është 100 për qind në linjë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së… nganjëherë mezi presin një mospajtim sado të vogël që të bllokohet vendimmarrja”, tha Osmani.

Sakaq presidentja e Kosovës  e cilësoi të papranueshme që  hapja e Urës së Ibrit për automjetet  të diskutohet me Serbinë në Bruksel. Ajo theksoi se SHBA-të nuk kanë kërkuar ta mbajnë Urën e Ibrit të mbyllur, por  që çdo veprim të ndërmerret në koordinim me Uashingtonin./vizionplus.tv

Read Entire Article