Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova nuk mund të vazhdojë angazhimin në procesin e dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, pa marrë një garanci se edhe Beogradi do të bëjë të njëjtën gjë.
“Nëse një pal tërhiqet nga marrëveshja, pala tjetër nuk ka asnjë detyrim. Nuk mundet Serbia të dërgojë letër për tërheqje dhe ne të ofrohemi vullnetar pa marrë siguri”, tha Osmani.
Në një intervistë për Zërin e Amrikës Osmani iu përgjigj edhe zërave që thonë se Kosova duhet të vazhdojë punën me një nga detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja, formimin e asosiacionit, pavarësisht veprimeve të Serbisë.
“I takon të dyjave për njohje në marrëveshje njësoj. Kosova nuk pot hot që kosova nuk do e bëjë asoacinin”, tha Osmani.
E pyetur për marrëdhëniet mes qeverisë së Kosovës dhe SHBA-ve nëse janë në pikët më të ulët OSmani u shpreh: Ka pasur dalime në qasje por jo në qëllim.
Presidentja po qëndron në Uashington në kuadër të samiti të NATO-s, ku Kosova është ftuar si partnere pavarësisht se nuk është anëtare e aleancës veritlantike./vizionplus.tv