I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, shkrimtari Ylljet Aliçka ka treguar një moment tragjikomik që ka përjetuar gjatë kohës që ishte student.
Aliçka rrëfeu se një garë për të ngrënë disa llokume për pak i mori jetën një shokut të tij.
Pjesë nga biseda:
Aliçka: Kur ishim studentë mbaj mend që u bë një lojë kush ha brenda një kohe të caktuar, ka qenë një kuti llokumesh me 12 llokume, llokumja është bombë. Ishte si punë bixhozi, dorëzonim lekët 10 veta, dhe nëse ai i hante i merrte të gjitha lekët, nëse nuk i hante do të duhet të na paguante. Ishte një tragji-komedi, njëri nga ne të cilit i duheshin lekët pasi ishte në hall pasi nuk përballonte dot studimet, u fut për të ngrënë 12 llokume, 10 i hëngri si duket ju rrit sheqeri dhe desh na vdiq, e çuam në urgjencë ku i bënë një lavazh.
Borakaj: Ishte dhe shëndetësia falas, se mund t’i kishte lënë në spital.
Aliçka: Ne na zuri frika se mos quheshim pjesëmarrës në krim. Fillimisht thoshim ishalla si ha dot, pasi ai bënte edhe me hile.