Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Tiranë ku një 22-vjeçar ka përdhunuar një vajzë të mitur 15-vjeçe.
E reja ishte njohur fillimisht në rrjetet sociale me Kevin Cungun ku pas disa komunikimeve ky i fundit e ka ftuar në banesën e tij.
Pasi e mitura është futur në shtëpi ai i ka kërkuar që të kryenin marrëdhënie seksuale, kërkesë që është refuzuar nga 15-vjeçarja.
Kjo nuk e ka ndaluar të riun, i cili edhe pse në arrest shtëpie, ka ushtruar dhunë fizike dhe ka përdhunuar vajzën e mitur.
Kjo e fundit pas ngjarjes ka bërë kallëzim pranë Komisariatit nr 4 në Tiranë e më pas policia ka arrestuar agresorin.
Kevin Cungu është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë. Vetëm 22 vjeç ai rezulton me një të shkuar kriminale të pasur, pasi është arrestuar më heret për krime të rënda.
Cungu njihet si një person me precedent penal, i dhunshëm, përdorues alkooli dhe i drogës.
Në vitin 2021 ai tentoi që të vriste me armë zjarri shokun e tij Rexhep Gjelin në zonën e 5 Majit në kryeqytet.
Ata së bashku pasi kishin konsumuar alkool dhe lëndë narkotike kishin nisur debatet.
Kaq ka mjaftuar që Kevin Cungu në atë kohë 19-vjeç të nxjerrë pistoletën dhe të tentojë që të vrasë shokun e tij duke e lënë të plagosur.
Pasi u kap nga policia, Cungu u përball me drejtësisë ku u dënua për vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Por para pak kohësh Cungu ka lënë qelinë pasi gjykata vendosi ta lirojë nga burgu duke e lënë në arrest shtëpie.
Mister mbetet për momentin sesi një personazh i njohur i krimit, i akuzuar për dy vepra penale të rënda për krime ndaj personit, të lehtësohet dhe të lirohet nga burgu.
Kevin Cungu është vëllai i Markelian Cungut. Ky i fundit është autor i qindra vjedhjeve.
Krimin e fundit e kreu teksa u fut për të grabitur familjen Laze në Allias ku edhe plagosi pronarët e banesës.
Markelian Cungu u kap në Kosovë dhe më pas u esktradua në Shqipëri ku u përball me drejtësinë për krimet e kryera./vizionplus.tv