Pal Trashaj viktimë e skemës së mikrokredive, Bardhi: Kuvendi nuk duhet të heshtë, po vuajnë mijëra shqiptarë

4 months ago 4

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi nga foltorja e Kuvendit ka ngritur shqetësimin e skemës së mikrokredive. Si pasojë e kësaj skeme, Pal Trashaj, 63-vjeçari nga Lezha, piu fostoksinë para dyerve të SPAK dhe ndërroi jetë në spital.

Bardhi thotë se Kuvendi duhet të reagojë për problematikën që prek rasti i Trashajt dhe mos heshtë pasi mijëra qytetarë shqiptarë janë duke vuajtur si pasojë e mikrokredive.

Lexo edhe :

Related Posts

Bardhi: Një qytetar është vetëvrarë për shkak të mosveprimit të institucioneve. Nuk përbalta, por ndryshe nga ty (i drejtohet Eduart Shalsit) nuk mi mbyll sytë Gent Sejko, as interesat që fshihen në bankën qendrore. Lexova çfarë Prokuroria e Tiranës ka thënë për Bankën e Shqipërisë. Ju zgjidhni të bëni avokatin e Gent Sejkos, unë zgjedh të bëj avokatin e Pal Trashajt dhe 100 mijë shqiptarëve që janë në hall.

I shpreh ngushëllim familjes së Pal Trashaj. Besoj se Kuvendi për problematikën që prek ai rast, duhet të reagojë. Nuk mund të heshtim kur mijëra qytetarë që janë duke vuajtur pasojat e abuzimeve me kreditë nga kompani të licencuara nga Banka e Shqipërisë.

63-vjeçari konsumoi fotoksinë te dera e prokurorisë antikorrupsion më 2 korrik, dhe humbi jetën një ditë më pas spital.

Pal Trashaj është një nga mijëra qytetarët që u zhvatën nga skema e kredive të vogla. Burimet bënë të ditur se vlera e kredisë së parë e parë nga 63-vjeçari ishte 76 mijë lekë, ndërsa më pas borxhi arriti në 408 mijë lekë.

Për pasojë, zyrat përmbarimore kishin vënë nën sekuestro shtëpinë e tij dhe i kishin ngrirë llogaritë bankare, madje edhe pagat e familjarëve.

Në këto kushte ai ishte paraqitur në SPAK për të t’i dhënë zgjidhje situatës.

Në maj të këtij viti Prokuroria njoftoi se përmes krijimit të kësaj skeme mashtrimi kompania “Micro Credit Albania” në bashkëpunim me subjekte të tjera financiare dhe zyrat përmbarimore, blenë borxhin në vlerën e 7.3 milionë euro që i përkisnin afro 4 mijë kreditorëve në një bankë të nivelit të dytë e më pas i detyruan ta shlyenin atë përmes shantazhit./vizionplus.tv

Read Entire Article