“Palët të ulen në dialog”, Stano: Inkurajojmë riintegrimin e serbëve në institucione

2 days ago 21
Reklamë

Bashkimi Europian ka reaguar pas masave dhe kërkesave që presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç paraqiti ndaj Kosovës.

Zëdhënësi Peter Stano iu kërkoi të dyja vendeve që të angazhohen në mënyrë konstruktive për dialogun, ndërsa përshëndeti kërkesën e Vuçiç për rikthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Stano tha gjithashtu se BE vazhdimisht i ka bërë thirrje Beogradit të inkurajojë riintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

“Marrëveshjet e dialogut i parashikojnë hapat dhe procedurat që kjo të bëhet e mundur”, ka thënë Stano.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të udhëtojnë gjatë javës në Bruksel megjithëse nuk është i konfirmuar ende një takim tre palësh. /vizionplus.tv

Read Entire Article