Papa Françesku u dërgua sot në spitalin Gemelli në Romë pas një kontrolli të përgjithshëm të mbajtur në Vatikan për një ekzaminim mjekësor, sipas mediave në Itali.
Gjatë fjalës së tij, Papa tha se ai nuk ishte shëruar plotësisht pasi e zvogëloi orarin e tij gjatë ditëve të fundit për shkak të disa simptomave të ngjashme me gripin.
“Unë kam ende pak të ftohtë,” tha Papa para audiencës.
Ai shoqërohej nga një prej ndihmësve të tij, Filippo Ciampanelli, i cili lexoi katekzën e tij para audiencës.
Papa nuk është shtruar në spital, por iu nënshtrua një sërë analizash, duke përfshirë një skaner, për të kontrolluar gjendjen e mushkërive të tij pas “gripit të lehtë” dhe të ftohtit që goditi atë në ditët e fundit./vizionplus.tv