Paraja që qarkullon jashtë bankave po zgjerohet, përbën mbi 23% të totalit

4 months ago 30

Vlera e parave që qarkullon jashtë bankave në vend u rrit në gati 390 miliardë lekë në maj, pas një rënie të lehtë në prill. Ky është ndër nivelet më të lartë të shënuar ndonjëherë i parasë “cash” që qarkullon në ekonominë shqiptare.

“Paratë që qarkullojnë jashtë sistemit bankar, janë pjesë e ekonomisë informale dhe bashkë me të, aty ka edhe para nga aktivitete kriminale që zhvillohen brenda apo jashtë vendit tonë,” shprehet Zef Preçi, ekspert për ekonominë.

Krahasuar me majin e një viti më parë, vlera e parasë jashtë sistemit bankar është zgjeruar me gati 5.3 miliardë lekë apo 1.4 për qind.

“Kjo është një problematikë e trashëguar që do shumë punë dhe vullnet që të zgjidhet. Duhet të ndodhë hap pas hapi.”

Në raport me totalin e parasë që qarkullon në ekonominë shqiptare e cila përllogaritet në 1.67 biliardë lekë, paraja informale përbën më shumë se 23 për qind të totalit.

Për të kuptuar shkallën e lartë të parave jashtë bankave, mjafton të themi se në vendet e Bashkimit Europiane ky tregues nuk e kalon nivelin 9 për qind.

“Diku për shkak të paaftësisë së administratës e diku tjetër duke lejuar hyrjen e parasë nga aktivitete kriminale ka bërë që ne të kemi sot nivel kaq të lartë të parasë jashtë sistemit bankar.”

Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se qarkullimi kaq i madh i parave jashtë bankave është shkaku kryesor i zhvlerësimit të euros dhe valutave të tjera.

Read Entire Article