Paratë nuk i ha as qeni? Cecil i bën “gjëmën” pronarëve, përtyp mijëra dollarë

8 months ago 34
Reklamë

Një qen në Pensilvani tronditi pronarët e tij pasi hëngri 4000 dollarë para.

Sipas pronarëve të tij, Clayton dhe Carrie Law qeni u hëngri 4 mijë dollarë nga kursimet e tyre që ndodheshin në banak.

“Ky qen, ju betohem në Zot, nuk ka prekur kurrë asgjë në jetën e tij,” tha Carrie për gazetën e qytetit të Pittsburgh.

“Bashkëshorti ulëriti se qeni po hantë dollarët tanë. Nuk i bësoja veshëve, për pak më pushoi zemra”, shprehet ajo ndër të tjera.

Paratë ishin tërheqje nga llogaria e përbashkët e kursimeve të çiftit. Brenda 30 minutave nga marrja e fondeve nga banka e tyre, Cecil tashmë kishte ngrënë paratë, dënë pas vetëm disa pjesë të grisura.

Çifti në panik fillimisht iu drejtuan veterinerit të Cecilit për të parë nëse qeni kishte nevojë për ndonjë trajtim mjekësor. Fatmirësisht, duke pasur parasysh madhësinë e tij, Cecil duhej vetëm të monitorohej në shtëpi.

Banka i tha çiftit se aksidentet me para me qen ndodhin shpesh. Për sa kohë që shihej numri i serisë në para, banka do t’i merrte mbrapsht.

Për mrekulli, çifti humbi vetëm 450 dollarë nga e gjithë sprova./vizionplus.tv

Read Entire Article