Parisi hedh poshtë pretendimet e Moskës, mohon planet për të dërguar 2000 trupa

7 months ago 16

Franca ka mohuar kategorikisht se po përgatitet të dërgojë 2000 ushtarë në Ukrainë, siç raporton agjencia ruse e lajmeve Tass, dhe kreu i shërbimit të jashtëm të inteligjencës ruse, Sergei Naryskin, i cili tha se këta ushtarë do të bëhen një objektiv prioritar për ushtrinë ruse.

“Informacioni i shpërndarë nga drejtori i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Rusisë është një mjet sistematik i dezinformimit masiv i përdorur gjerësisht nga Rusia”, tha ministria e jashtme franceze në një email. “Ne bëjmë thirrje për vigjilencën më të madhe të mundshme për të shmangur çdo instrumentalizim nga manovra të tilla”, shtoi ministria franceze.

Moska ka pretenduar në të kaluarën se “mercenarët” francezë ishin në Ukrainë dhe se një numër i konsiderueshëm i tyre u vranë, pa ofruar, sipas ministrisë së jashtme franceze, asnjë provë./vizionplus.tv/

Read Entire Article