Pas atentatit, kryeministri sllovak del nga spitali

3 months ago 23
Reklamë

Kryeministri sllovak Roberto Fico ka dalë nga spitali. Lajmi është bërë i ditur nga mediat sllovake, të cilat raportojnë se Fico është dërguar në banesën e tij në Bratislavë.

Kujtojmë kryeministrin sllovak Robert Fico të mërkurën e 15 majit pasdite, u qëllua nga një poet sllovak, 71-vjeçari Juraj Cintula me pesë plumba.

Policia arrestoi sulmuesin në vend dhe më vonë në rrjete u shfaq një video, për të cilën nuk mund të përcaktohet nëse është nga seanca, në çfarë konteksti apo nga një datë më herët, në të cilën Cintula shpjegon se po planifikonte sulmin prej një muaji dhe që tentoi të vriste kryeministrin, sepse ai është kundër ndryshimeve që qeveria po përpiqet të ketë nën kontroll televizionin dhe radion publike. Sakaq, është i shqetësuar nga situata politike në Sllovaki./vizionplus.tv

Read Entire Article