Mariana Kondi është e eliminuara e sotme nga “Ferma VIP”. Ajo foli për eksperiencën e saj brenda fermës.
“Ka qenë shumë e bukur, e shkëlqyer. Zonjat duhet të më kuptojnë që të shtrosh një tavolinë për 16 veta nuk është e lehtë, por unë me buçkon, Çilin ja dolëm. Ishte bukur, i falenderojë fermerët. Nga stalla deri në Arenë unë e kam shijuar shumë. Do mungojnë shumë gjëra, vendi, muhabeti me Ditean në orët e para të mëngjesit. Nuk bëra lojë, aty nuk bëhet teatër, por jetohet”, tha Mariana.
Por, Agai i propozoi Marianës se mund t’i bashkohet Valerit, nëse do të vazhdojë garën në “Ferma VIP”.
“Agai më komunikon një vendim. Ti duhet të zgjedhësh ose të lësh përfundimisht këtë garën, ose të kesh mundësi të rikthehesh sërish, por me një kusht, duhet të shkosh në Arameas”, tha Fjoralba Ponari.
Mariana Kondi vendosi t’ i bashkohej Valerit, duke qëndruar së bashku deri në një kohë të pacaktuar deri sa publiku të vendosë nëse do t’i shohë brenda fermës apo jo./vizionplus.tv