Pas grindjes 5 vite më parë Scooter Braun pendohet, por ja si reagon Taylor Swift

5 days ago 21

Këngëtarja e famshme Taylor Swift duket se nuk i interesojnë komentet e fundit të Scooter Braun. Pas grindjes së tyre pesë vjet më parë, Scooter më në fund vendosi të kërkojë paqe duke thënë disa gjëra të këndshme për Taylor. Por ajo duket se nuk do t’ia dijë shumë pasi ka vazhduar përpara, shkruan Living.

Sipas DailyMail, një burim i brendshëm tha se Taylor nuk po ndjen nevojën për të pranuar komplimentet e Scooter-it.

“Për pesë vitet e fundit, Taylor ka punuar pa u lodhur për të ribërë albumet e saj, ndërsa krijoi disa albume të reja dhe filloi turneun më të suksesshëm dhe fitimprurës të të gjitha kohërave,” u shpreh burimi.

Read Entire Article