Pas “kërcënimeve” nga Greqia, Mickoski: Vendin tim do e quaj Maqedoni, marrëveshja e Prespës do zbatohet vetëm në dokumentet zyrtare

5 months ago 47

“Marrëveshja e Prespës do të respektohet vetëm në dokumentet zyrtare”. Kështu ka deklaruara

Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, Christian Mickoski. Ky i fundit, në një deklaratë, u shpreh se në fjalimet që do të mbajë, do ta quaj vendin e tij ashtu siç do, vetëm Maqedoni dhe jo Maqedonia e Veriut.

“Gjithçka e përfshirë në marrëveshjen e Prespës, përfshirë edhe pjesën e emrit, qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do ta respektojë. Në fakt, në certifikatat ku vërtetohet mandati i deputetëve tanë, përdoret identifikimi i emrit (s.s. Veri). Edhe projektligji që hodhëm sot u shtrua me atë emërtim. Por e drejta ime njerëzore, e garantuar me shumë konventa, është e drejta e lirisë së fjalës dhe shprehjes. Nuk inatosem me politikanët kur nuk thonë emrin e plotë të vendit të tyre. Për mua atdheu im në çdo deklaratë që bëj është Maqedonia dhe do të mbetet Maqedoni. Komunikimi i përgjithshëm institucional që është pjesë e ligjeve dhe Kushtetutës do të respektohet për aq kohë sa ato janë në fuqi. Nuk mund të kërkosh respektim të ligjeve dhe të jesh hipokrit dhe të thuash gjëra të tjera. Mirëpo, në deklaratat e mia, emri i atdheut tim do të jetë Maqedoni”, tha Christian Mickoski në konferencën për media.

Kjo deklaratë e tij, erdhi pas “kërcënimeve” që Greqi lëshoi pak kohë më parë. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka thënë: “Kur filloni të tërhiqni litarin, bëhuni gati nëse ai këputet.

Dhe nëse del nga kursi i rënë dakord,  le ta dijë se do ta gjejë të mbyllur rrugën drejt Europës. Rruga kalon nga Greqia dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare”./vizionplus.tv

Read Entire Article