Dijonis Biba, personazhi më i dashur për publikun u rikthye mbrëmjen e djeshme në “Ferma VIP”.
Që prej momentit të parë që u takua me fermerët e tjerë, Dijonisi ka vijuar me batutat dhe humorin që e karakterizon.
Këtë pasdite, ai ka shkuar tek stalla për tu marrë me punët atje, ku fillimisht ka nisur me përshëndetjen e kafshëve.
Hyrja e parë ishte në kotecin e pulave për të parë a kishin bërë vezë, e për të vijuar më pas për tek stalla, ku u përshëndet me gomarin dhe kalin.
“A keni bërë ndonjë vezë sot? Bravo, keni bërë vezë. Ku je mo gomar, si kalove? Ku je mo kal? “, tha Dijonisi./vizionplus.tv