“Për mua është primitivitet, e turpshme”, çfarë e nervozoi Robert Aliajn

5 months ago 43

Largimi nga tavolina i fermerëve, pa mbaruar të gjithë ushqimin, ka nervozuar mbrëmjen e sotme Robert Aliajn.

Ky i fundit, i është drejtuar Diteas, duke i thënë se është ndjerë shumë i ofenduar nga ky veprim.

Sipas tij, kushdo që nuk ka as minimumin e kulturës në tavolinë ëshhtë primitiv.

Normalisht në një tavolinë elegante, kur nuk ka mbaruar as i fundit nuk çohet asnjë njeri. Qëllimi që ulemi bashkë është të flasim, të shkëmbehemi. Unë e ndjej veten si “shit”. Qëllimi i këtij emisioni është krijimi i një komuniteti. Në momentin që unë konstatoj që isha me njerëz që nuk e kanë idenë se çfarë është tavolina është primitivitet. Kam detyrim ta them. Për mua në tavolinë ndodhi një gjë e turpshme”, tha Roberti.

Këtë mendim e ka mbështetur edhe Xhesika Polo. Por sipas Diteas, këngëtarja është e para që ikën nga tavolina kur mbaron ushqimin, por këtë herë ka rastistur që nuk kishte mbaruar ushqimin./vizionplus.tv

Read Entire Article