Përdorimi i armëve bërthamore, Rusia fillon stërvitjet ushtarake

5 months ago 27

Forcat ruse kanë filluar fazën e parë të stërvitjeve ushtarake “që përfshin trajnime praktike për përdorimin e armëve bërthamore jostrategjike” , njoftoi të martën ministria ruse e Mbrojtjes.

Presidenti Vladimir Putin kishte dhënë dje urdhër për kryerjen e stërvitjeve.

Ministria e Mbrojtjes në njoftimin e saj thekson se në fazën e parë të  stërvitjes janë përfshirë edhe raketat Iskander dhe Kinzhal.

Stërvitjet synojnë të sigurojnë gatishmërinë e njësive dhe pajisjeve për “përdorimin luftarak të armëve bërthamore jostrategjike për t’iu përgjigjur dhe garantuar pa kushte integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit rus në përgjigje të deklaratave provokuese dhe kërcënimeve nga zyrtarë perëndimorë individualë kundër Federatës Ruse”, thuhet në njoftimin e ministrisë./vizionplus.tv

Read Entire Article