Një zjarr i papritur ka rënë pasditen e sotme në një magazinë druri në lagjen “Uznovë” në Berat.
Në momentin e rënies së zjarrit, brenda në magazinë dhe përreth saj nuk ka pasur asnjë njeri. Zjarri është pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar zjarrrëfikësit. Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrëfikëse dhe 12 efektivë zjarrëfikës,të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit.
Zjarri është përhapur me shpejtësi brenda magazinës për shkak të lëndës drusore që ndodhej brenda saj por për fikjen e zjarrit dhe mospërhapjen e tij përreth magazinës, zjarrëfikësit u ndihmuan edhe nga rreshjet e shiut që vijojnë prej 30-minutash.
Si pasojë e zjarrit, nuk ka pasur të lënduar por dëme të mëdha materiale, dëme që ende nuk mund të përllogatiten. Sipas zjarrëfikësve në vendngjarje,mendohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike./vizionplus.tv.