Dyzet e një persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga zjarri shkatërrues i një ndërtese që strehonte punëtorë në Kuvajt të mërkurën, sipas autoriteteve lokale, raportuan mediat lokale.
Zjarri filloi në një kuzhinë në një ndërtesë gjashtëkatëshe në qytetin Mangaf në orët e para të së mërkurës, thanë zyrtarët.
Incidenti u raportua tek autoritetet në orën 6 të mëngjesit me orën lokale, tha gjeneralmajor Eid Rashed Hamad.
“Ndërtesa në të cilën ka rënë zjarri është përdorur për strehimin e punëtorëve dhe aty ka pasur një numër të madh punëtorësh. Dhjetëra u shpëtuan, por për fat të keq pati shumë vdekje si rezultat i thithjes së tymit nga zjarri”, tha një komandant i lartë i policisë për televizionin shtetëror. /vizionplus.tv