Përfundon pas 9 orësh mbledhja informale e qeverisë në Dajt, çfarë u diskutua

2 months ago 40

Ka përfunduar mbledhja informale e qeverisë që është zhvilluar gjatë ditës së sotme në Dajt. Mbledhja e cila ka nisur në orën 10:00 të mëngjesit është mbyllur në orën 19:00.

Kjo mbledhje është zhvilluar një ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, ku në fokus kanë qenë një analizë e deritanishme e punës së qeverisë.

Lexo edhe :

Related Posts

Gjithashtu në këtë takim përveç ministrave të pranishëm ishin edhe kryetarja e kuvendit, nënkryetari i Kuvendit, kryetari grupit parlamentar në PS, si dhe drejtorët e institucioneve në varësi të kryeministrit, ndërsa nuk ishin të pranishëm kryebashkiakët.

Mësohet se në këtë mbledhje pati një ndarje të pikave të diskutimit, duke nisur nga raportimi i ministrave të cilët folën në varësi të tematikave si integrimi, komunikimi, siguria dhe çështje sociale.

Gjithashtu në këtë takim u diskuta edhe për analizën e progresit si dhe ëprgatitjet e PS për sesionin e ri parlamentar i cili hap siparin ditën e hënë në orën 17:00.

Ndëkrohë një tjetër pikë diskutimi ishin edhe përgatitjet për zgjedhjet që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, ku kryeminsitri Rama synon mandatin e katërt qeverisës.

Ky takim me qeverinë, i paraprin Asamblesë së Partisë Socialiste, që do të mbahet të dielën e ardhshme, më 8 shtator në qytetin e Durrësit ku pritet të zgjidhet Sekretariati i ri i PS, duke nisur nga Sekretari i Përgjithshëm.

Read Entire Article