PËRGJIMI/ “Po pse kush je ti, Toto Riina?” Plas mes shqiptarit dhe kalabrezit të Ndranghetas në Romë

5 months ago 30

Mediat italiane kanë zbardhur mënyrën se si funksiononte një grup i trafikut dhe shpërndarjes së drogës i përbërë nga shqiptarë dhe kalabrezë në Romë.

Antimafia italiane ka përgjuar disa biseda mes shqiptarit Briken Ndreca dhe kalabrezit Alessandro Mazzotta, ku ky i fundit i ka një borxh prej 20 mijë eurosh Ndrecës, të cilin nuk ia kthen prej muajsh.

Bisedat telefonike mes shqiptarit dhe kalabrezit, pjesë e Ndranghetas janë të tensionuara, ku në njërën prej tyre Ndreca thotë: “Po ti kush kujton se je, Toto Riina që mbyll telefonin dhe zhdukesh fare duke mos më kthyer përgjigje?”

Në një tjetër bisedë, shqiptari i kërkon paratë kalabrezit duke I thënë: “Shiko, me mua do të kesh shumë probleme. Në fakt nuk ke patur asnjëherë probleme në jetë, por me mua do të kesh. Me nxirr shpejt babanë në telefon!”.

Mediat italiane tregojnë edhe momentin kur në lojë futet edhe babai i Mazzottës, ndërkohë që Ndreca i thotë që të flasin në Instagram pasi kështu nuk mund të përgjohen.

Policia italiane nuk e ka bisedën e zhvilluar mes tyre në Instagram, por vijimi i komunikimit të acaruar mes shqiptarit dhe Mazzottës në ditët në vijim tregon se gjërat nuk janë zgjidhur.

Në njërën prej bisedave të tensionuara, kalabrezi i thotë shqiptarit “Mos bëj sikur janë 200 mijë euro se 20 mijë euro të qelbura janë”.

Mësohet se policia kishte arrestuar më herët për drogë vëllannë e Mazzottes, ndërsa këtë të fundit e kishin lënë në arrest shtëpie për disa muaj. Kjo duket se ka acaruar gjërat pasi shqiptari nuk ka marrë pagesën që mendohet se i përket.

Grupi në fjalë u shkatërrua vitin e shkuar ku policia italiane kreu 12 arrestime, mes tyre edhe Ndreca pas hetimeve disa mujore.

/vizionplus.tv

Read Entire Article