Autoritetet në Mauritania kanë gjetur të paktën 89 trupa në brigjet e vendit pasi një varkë me emigrantë u mbyt.
Rruga e ndjekur nga emigrantët përgjatë bregut të Afrikës Perëndimore për të arritur në Ishujt Kanarie dhe Spanjë është një nga më vdekjeprurësit në botë.
Sipas agjencisë Mauritaniane, nëntë persona u shpëtuan , përfshirë një vajzë pesëvjeçare. Gjithsej 170 emigrantë ishin në bordin e varkës .
Pothuajse 5,000 emigrantë vdiqën në det në pesë muajt e parë të 2024 duke u përpjekur të arrinin arkipelagun spanjoll.