Përplasje e përgjakshme mes shqiptarëve dhe pakistanezëve në burgun grek, shtatë të plagosur

1 day ago 13

Një përplasje e dhunshme është regjistruar në burgun e Domokosit, në Greqi, mes një grupi shqiptarësh dhe pakistanezësh.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja është regjistruar në katin e parë të Qendrës së Paraburgimit, ku gjatë sherrit janë përdorur edhe thika. Si pasojë janë plagosur 7 persona.

Një 32-vjeçar pakistanez ka mbetur i plagosur rëndë në trup dhe në kokë, si dhe është goditur me thikë në bark.

Gjashtë të plagosurit e tjerë janë dërguar në spital, teksa raportohet se kishin shenja të rënda dhune në trup./vizionplus.tv

Read Entire Article