Personalitete të drejtësisë amerikane takohen me Dumanin, ambasada e SHBA: Jemi krenarë dhe mbështesim SPAK

4 months ago 21

Personalitete të drejtësisë amerikane kanë zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani. Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada e SHBA në Tiranë, ku theksohet se në fokus të bisedimeve ishin përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit.

“Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi SPAK-un, ku u takua me kreun Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës. Grupi përfshin të nderuaren Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftimin zyrtar theksohet se SHBA është krenare dhe mbështet SPAK, duke e inkurajuar në punën e tij.

“Ata nënvizuan se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar”, përfundon njoftimi.

Read Entire Article