Argita Berisha Malltezi ka mohuar në mënyrë kategorike një takim mes vëllait të saj dhe kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj.
E ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj, Malltezi është pyetur mbi një deklaratë se vëllai i saj Shkëlzen Berisha është takuar me Erjon Veliajn.
Sa i përket kësaj pyetjeje të bërë nga gazetari Endri Xhafo, Malltezi tha se kjo është krejtësisht e pavërtetë.
Ndërsa e pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se përveç Flamur Nokës, a ka ndonjë zyrtar tjetër të Rithemelimit nën hetim pasuror, Malltezi pranoi se ka edhe të tjerë, ndërsa theksoi se kjo është formë intimidimi që SPAK i bën opozitës.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: A është takuar Shkëlzen Berisha me Erjon Veliajn?
Malltezi: Gënjeshtër e dalë nga zyrat e rivalëve brenda zyrave të qeverisë.
Borakaj: Përveç Flamur Nokës, a ka deputetë të tjerë të PD që ka nisur hetimi pasuror?
Malltezi: Përsëri me komandë, kanë fillluar t’i bëjnë shërbimet e fundit Edi Ramës. E kanë bërë me Flamur Nokën, po tentojnë ta bëjnë dhe me figura të tjera opozitare.