Pesë rregullat e një mëngjesi ideal

4 months ago 56

Një mëngjes i lehtë e i shijshëm, shoqëruar me një kafe, është nisja më e mirë dhe më e këshillueshme për ditën. Shpeshherë studime të ndryshme kanë këshilluar të konsumojmë mëngjes patjetër, duke u shprehur se është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Mos e humb kurrë mëngjesin

Nuk duhet ta shmangësh asnjëherë konsumimin e mëngjesit. Disa persona nuk konsumojnë mëngjes me idenë se kjo do t’u shkaktojë kile të tepërta, por kjo nuk është aspak e vërtetë, përkundrazi. Një mëngjes i kontrolluar dhe i konsumuar, thuajse çdo herë në të njëjtën kohë, është mënyra më e mirë dhe më e shëndetshme për të nisur ditën. Kjo është mjaft e rëndësishme, pasi mëngjesi të jep energji, të vë në lëvizje trupin dhe të ndihmon në djegien e kalorive të tepërta gjatë ditës.

Më shumë proteina se sheqer

Sheqeri, edhe pse të jep energji të menjëhershme, ndodh për pak kohë. Më vonë shumë prej tyre kthehen në kalori se sa në energji. Edhe pse për të gjithë është normale që zgjimi të bëhet duke shijuar diçka të ëmbël, megjithatë këshillohet që kjo të shmanget ose të zëvendësohet me diçka tjetër më të lehtë, si drithërat. Ndërsa proteinat janë më të këshillueshme, pasi janë më të shëndetshme dhe një burim i pafund energjish.

Kujdes me sasinë

Edhe pse mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, kjo nuk do të thotë se duhet ta teprojmë me sasinë. Mjafton për mëngjesin si edhe për drekën 300 kalori.

Sekreti, një copë parmixhano

Konsumimi i copëzave të parmixhanos në vaktin e mëngjesit është mjaft i këshillueshëm, pasi largojnë urinë dhe stimulojnë metabolizmin. Gjithashtu, është e provuar se ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit.

Ha brenda një ore nga zgjimi

Sa më parë që të konsumojmë mëngjes aq më shpejt aktivizohet metabolizmi. Duke qenë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, atëherë më mirë mos të presim gjatë. Zgjimi dhe konsumimi i sasisë së duhur të proteinave dhe karbohidrateve ndihmon madje që të evitoni zgjedhje të gabuara gjatë ditës. Idealja është konsumimi i mëngjesit brenda një ore nga zgjimi.

Read Entire Article