Pjerin Ndreu flet pas daljes nga SPAK: U thirra si person nën hetim për shpërdorim detyre

4 months ago 21

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, bëri të ditur se është thirrur nga SPAK si person nën hetim për shpërdorim detyre.

Në prononcimin e tij për gazetarës gjatë largimit nga ambientet e SPAK, ai theksoi se ishte thirrur për të dëshmuar në cilësinë e një personi në hetim.

“Zero shkelje procedura, zero dëm ekonomik. Ka një problem ku PD e Lezhës nuk është dakord t’i bëjmë trotuarin Lezhës, për të shpëtuar njerëzit. Jam në cilësinë e personit nën hetim, vepra penale e shpërdorimit të detyrës. Pra thashë është kallëzim politik dhe nuk ka të bëjë me korrupsion apo shkelje të barazisë në tenderë”, ”, tha ai.

Po ashtu, ai theksoi se do të paraqitet sërish në SPAK për të dhënë sqarime sa herë që do të jetë e nevojshme.

Read Entire Article