Një 22-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Peristeri.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit në rrugën Dodekanision.
Sipas mediave greke, autorët kanë qëlluar nga një mjet tip “Audi” në drejtim të makinës ku ishte pasagjer shqiptari.
Ndërkohë shoferi e la 22-vjeçarin të mbuluar me gjak dhe u zhduk. I riu është dërguar me autoambulancë në spital, teksa nuk ka më shumë informacione për gjendjen e tij. /vizionplus.tv