Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë pas përplasjes së dy grupeve në Montù Beccaria, në zonën e Pavias.
Mediat italiane raportojnë se 25-vjeçari shqiptar u plagos pas një sherri që shpërtheu në Oltrepo, Itali.
Raportohet se në sherr u përfshinë dy grupe, një shqiptar dhe një tjetër egjiptian. I riu shqiptar u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje të qndrueshme, ndërkohë lëndime kanë marrë edhe 6 persona të tjerë.
Përleshja, sipas mediave italiane, përfshiu shumë njerëz, por shumë u larguan para se të vinte policia.