Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë ditën e sotme.
Vizion Pplus mëson se bëhet fjalë për shtetasin Klavio Lika.
Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetatin Altin Lamçe, 50 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, tek terminali i autobuzëve në Mbyet, pas një konflikti të çastit.
I dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./vizionplus.tv