Plane për plazh këtë të diel? Mësoni se çfarë ndodh me temperaturat

5 months ago 25

Ditën e dielë vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshëm. Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët më pas me alternime vranësirash në shtim.

Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu fillimisht në veri, më pas reshje shtrihen  përgjatë Ultësirës Malore dhe zonave malore. Reshjet priten të jenë në formë shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era parashikohet të jetë juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Read Entire Article