Plani për të ndërhyrë ushtarakisht në Rafah, Netanyahu dërgon një delegacion në SHBA

5 months ago 20
Reklamë

Një delegacion izraelit do të mbërrijë ditët e ardhshme në SHBA për të diskutuar mbi ndërhyrjen e planifikuar të Izraelit në Rafah të Gazës.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do të dërgojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ministrin e Çështjeve Strategjike Ron Dermer dhe shefin e sigurisë kombëtare Tzachi Hanegbi.

Së fundmi Netanyahu e ka bërë të qartë se Izraeli do të ndërhyjë ushtarakisht në Rafah si e vetmja mënyrë për të eleminuar plotësisht Hamasin.

Gjatë bisedës që pati me presidentin amerikan Joe Biden, ky i fundit i kishte kërkuar kryeministrit izraelit të dërgonte në SHBA një delegacion për të diskutuar lidhur me planin për ndërhyrje ushtarake tokësore në Rafah.

Top Channel

Read Entire Article