“Po bëjmë një punë me shumë para …”, kush është Mondi, bosi shqiptar që drejtonte trafikun e drogës nga burgu Janinës

4 months ago 37

Edmond Përbashaj i njohur ndryshe si Mondi, është shkaktari i revoltës në burgun e Janinës pak ditë më parë.

Forcat speciale greke ndërhynë në burgun e Janinës pë të arrestuar disa zyrtarë të burgut si dhe Mondin, pasi nga hetimet kishin dalë disa përgjime ku flitej për pastrimin e parave të drogës.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke Edmond Përbashaj ishte koka e narkotrafikut, i cili brenda burgut po organizonte një tregti të amdhe jashtë ku do të fitonte 1 milionë euro, dhe për këtë gjë ai informonte vazhdimisht edhe zv.drejtorin e burgut.

Biseda:

“Shefi”: Po të bëhet një punë tani, shok, do të marr shumë para

Zëvendësdrejtori: Nëse është kryer puna? Ku jashtë? Tani po prisni?

“Shefi”: Një pako për të kaluar, njëqind kilogram koka, shoku

Zëvendësdrejtori: Kur, mirë çdo gjë? Ndonjë një milionëshe? Sa është kjo?

“Shefi”: Një milion i pastër në xhep.

Zëvendësdrejtori: Në xhep një milion? Nëse kalon, nëse nuk kalon?

“Shefi”: Nëse nuk kalon vari… .

Zëvendësdrejtori: Prit, 100 kilogramë koka, sa e paguar? E blerë?

“Shefi”: Këtu ato vijnë 2 milionë.

Zëvendësdrejtori: Prit o budalla, ti sa do ta paguash?

“Shef”: Do jap dy dhe do ta shes tre

Zëvendësdrejtori: Do marrësh tre?

“Shefi”: Do nxjerri një.

Ndërkohë po me bekimin e zv.drejtorit të burgut Mondi planifikonte të fuste në qeli edhe 21 mijë euro, por kjo gjë trente një nga punonjësit.

Biseda:

Punonjësi: Çfarë 21? Je mirë ti more?

“Shefi”: Po.

Punonjësi: Kjo që thua nuk është e mundur… Do të na çojnë në burg. Ne do të shkojmë në burg për këtë. Sikur të ishte pak më e lehtë. Ne do të shkojmë në burg. Janë shumë. Nuk justifikohen.

“Shefi”: Nuk dua ti justifikoni.

Punonjësi: Je mirë mor djalë? Ku dreqin? Dhe ku duhet t’i vendos ato? Në mbathjet e mia?

“Shefi”: Merri jashtë…po ti marrësh paratë dhe t’i vendosësh diku? Nuk do të na kapin…Fshehi diku, thuhet në komunikimet e zbardhura nga media greke. /vizionplus.tv/

Read Entire Article