“Po bëni fushatë”, deputeti italian përplaset me Melonin: Imagjinoni ç’mund t’i ndodhë një emigranti

5 months ago 21

Deputeti i opozitës italiane nga partia “Piu Europa”,  Ricardo Magi ka protestuar gjatë vizitës së kryeministres Giorgia Meloni në Gjadër.

Ai mbante në duar një pankartë që linte të kuptohej se kryeministrja italiane po e bën gjithçka për fushatë elektorale.

Sipas tij, emigrantët që do  të vijnë në Shqipëri do të jetojnë në kushte jo të mira.

Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksiojë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë. Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti”, tha ai.

Read Entire Article