Po dorëzonte një pako, 21-vjeçari shqiptar arrestohet në flagrancë

2 months ago 20

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për shitje të lëndëve narkotike, ndërsa e dashura e tij 19-vjeçare është proceduar penalisht.

Sipas mediave italiane 19-vjeçari shqiptar është pikasur nga policia gjart kohës që po bënte dorëzimin e një oakoje në një furgon.

Menjëherë ka ndërhyrë dhe ka ushtruar kontroll në mjetin ku ndodheshin dy të rinjtë. Aty u gjet kokainë dhe një shumë prej 140 eurosh cash, që mendohet se janë të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës.

Gjithashtu është kontrolluar edhe partnerja e të arrestuarit dhe i është gjetur një tjetër dozë kokaine, e cila ndërkohë kishte tentuar ta largonte duke e hedhur nga automjeti.

Lënda narkotike u sekuestrua, ndërsa pritet që të rinjtë të dalin para gjykatës.

Read Entire Article