Policia: Nëse i njihni këta tre persona na njoftoni dhe ju japim 5 000 euro

8 months ago 54
Reklamë

Tre persona kanë tentuar të grabisin ditën e sotme një bankomat në kryeqytet. Policia njofton se sapo morën njoftimin për një tentativë grabitje, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë sekuestruar pamjet filmike.

Pas kqyrjes së tyre, policia ka bërë publike fotot e tyre dhe ka ofruar 5 mijë euro shpërblim për këdo qytetar që jep informacione të vlefshme për kapjen e tyre.

Ditën e sotme, më datë 06.01.2024, jemi njoftuar për një vjedhje, të mbetur në tentativë, gjatë orëve të para të mëngjesit, në zonën e shërbimit 24/7 të klientëve, në një institucion financiar në kryeqytet.

Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje, janë sekuestruar pamjet filmike me fotot e autorëve të dyshuar. 

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit +355 69 41 55 554, dhe +355 69 41 12 208 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton policia./vizionplus.tv

Read Entire Article