Policia nuk i dha mundësinë as të vishte këpucë, gazetari zbardh detaje nga arrestimi i Marklen Hakës: Ishte mesazh për…

2 months ago 30

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar arrestimin e Marklen Hakës nga policia. Ai u ndalua në Nikël, edhe pse thuhej se ishte në Dubai. Haka akuzohet për shumë ngjarje, teksa u ka shpëtuar dhe atentateve.

Hoxha kishte vënë re një detaj interesant te arrestimi i tij. Sipas tij, ai ishte zbathur, pra policia nuk e kishte lënë as të vishej. Sipas tij, ky ishte mesazh për emrat e tjerë.

“Zakonisht policia kur të arreston të jep mundësinë të vishesh. Këtu nuk ka pasur shkëmbim zjarri që në kulmin e sigurisë e merr dhe e fut në makinë. Ne e pamë atë zbathur. Ishte një mesazh për të tjerët. Me dhjetra operacione në Nikël policia hyn te dhe dilte pa gjë. Kur e mori seriozisht kapi një personazh që nuk është i lehtë. Ka shumë peshë. Nuk ka pasur kurrë grup të vetin… Kishte njerëz të farefisit, por nuk kishte grup”, tha ai në “Kjo Javë”.

Read Entire Article