Policia spanjolle ka goditur mafien shqiptare me bazë në Katalonjë.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 18 persona, 11 prej të cilëve konsiderohen “kokat” e organizatës kriminale që merrej me kultivimin dhe tregtimin e marijuanës.
Sipas medieve spanjolle, grupi kishte ngritur gjashtë plantacione me marijuanë në të gjithë Katalonjën.
Nga hajdutët te trafikantët e drogës
Hetimi nisi kur agjentët mësuan për ekzistencën e një grupi hajdutësh të specializuar në kryerjen e grabitjeve me dhunë nëpër banesa. Ky grup çoi hetuesit drejt organizatës shqiptare e cila merrej me kultivimin dhe trafikimin e marijuanës.
Agjentët kryen një operacion të parë në Castellbisbal dhe Barcelonë, ku u arrestuan 6 persona.
Në fund të qershorit u krye faza e dytë e operacionit dhe u zhvilluan kotrolle në 10 ambiente të ndryshme.
Gjatë kësaj faze të operacionit, ranë në pranga 11 persona të konsideruar si “bossët” e organizatës.
Në total u sekuestruan 4000 bimë marihuanë, 42 kilogramë sytha marihuane, si dhe 80 kg hashash dhe 60 gramë MDMA . Gjithashtu u gjetën 13,000 euro në monedha të ndryshme të cilat u sekuestruan./vizionplus.tv