Pragë, Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë

2 months ago 24

Pas fitores 2-1 me Ukrainën, Kombëtarja nisi menjëherë përgatitjet për ndeshjen e dytë në Nations League ndaj Gjeorgjisë.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore paraditen e së shtunës në qendrën stërvitore të klubit Sparta Prague.

Lojtarët që u aktivizuan titullarë me Ukrainën zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top, ndërsa futbollistët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike.

Seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe të gjithë lojtarët janë një gjendje të mirë pa probleme fizike.

Kombëtarja pritet të mbërrijë pasditen e kësaj të diele në Tiranë. Shqipëria do të mbyllë të hënën përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë.

Ndeshja do të luhet të martën më 10 shtator në orën 20:45, në stadiumin Arena Kombëtare. Mbështetja për ekipin Kombëtar do të jetë maksimale, pasi pothuajse të gjithë biletat për ndeshjen janë shitur. (

Read Entire Article