Janë hapur aplikimet për mbi 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike.
Çdo i ri nga mosha 21-26 vjeç, që zotëron minimalisht një diplomë Bachelor, mund të aplikojë deri më datën 15 gusht 2024.
Për të qenë pjesë e Thirrjes së Nëntë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, aplikantët të plotësojnë edhe një formular të thjeshtë aplikimi duke bashkëngjitur CV-në dhe një letër motivimi në portalin zyrtar: https://praktika.riniafemijet.gov.al.
Zhvillimi i praktikës së punës zgjat 3 muaj nga muaj i shtator deri në dhjetor, është pa pagesë dhe qëllimi mbetet përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale./vizionplus.tv