Preferohet për historinë, kulturën, traditat dhe kulinarinë! Shqipëria, destinacioni i të huajve edhe në vjeshtë

2 weeks ago 23

Mjafton të qëndrosh disa minuta pranë sheshit “Skëndërbej” në kryeqytet dhe mund të shohësh turistë të shumtë, të cilët ndalesën e parë e kanë tek ky shesh i rendësishëm.

Përveç Tiranës, ekspertët e turizmit rendisin disa nga zonat më të frekuentuara nga të huajt siç janë Razma, Voskopoja, Thethi, Lezha e mjaft destinacione të tjera.

Polakët janë më besnikët sa i përket vizitave në Shqipëri, por ekspertët shprehen se është shtuar ndjeshëm interesi i gjermanëve për Shqipërinë.

Çmimet konkurruese dhe traditat e vendit tonë, shtojnë gjithnjë e më shumë interesin e të huajve sipas ekspertëve për vendin e shqiponjave.

Përgjatë periudhës Janar-Shtator të këtij viti, janë regjistruar mbi 4.5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura dhe mbi 1 milionë vizitorë në sitet e kulturës./Klan

Read Entire Article