Prekja me dorë e Cucurrella kthehet në debat ndërkombëtar, ishte apo jo penallti? UEFA i vë pikën

4 months ago 36

Prekja me dorë e topit brenda zonës nga Cucurrela prej disa ditësh ëhstë bërë objekt diskutimesh në botën e sportit, pasi nëse gjyqtari Taylor do të kishte akorduar 11-metërsh, në gjysmëfinalet e Europianit mund të ishte Gjermania dhe jo Spanja.

Gjermania dhe Spanja u përballën me njëra-tjetrën të premten që lamë pas, ku koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa në shtesë Mikel Merino do të kalonte për në fazën tjetër furinë e kuqe.

Por ende pa mbërritur në minutën e 119-të, kur u shënua edhe goli nga Merino, pati një rast shumë të diskutuar në zonën spanjolle në minutën e 107-të.

Jamal Musial godet me të djathtën dhe topi prek dorën e hapur të mbrojtësit spanjoll Cucurrella, dhe ndodhi e papritura, nuk akodrohet 11-metërshi, madje gjyqtari anglez nuk shkoi as te VAR-i por u mjaftua me komunikimin në kufje me asistentin e tij.

Por lidhur me këtë mosdhënie të 11-metërshit ka reaguar edhe UEFA.

Vendimi i gjyqtarit kryesor të ndeshjes Anthony Taylor u mbështet nga Stuart Atëell, i cili kishte rolin e gjyqtarit kryesor në VAR. Organi drejtues i futbollit evropian, ka shpjeguar tani vendimin se pse nuk u akordua penallti, andaj sipas Roberto Rosettit, shefit të gjyqtarëve të UEFA-s, ka një shpjegim për këtë.

“Jo çdo prekje me dorë apo krahë është një penallti. Ne duam të konsiderojmë lëvizjen e lojtarëve. Lëvizjet biomekanike. Ju e dini, kjo është një situatë e qartë. Ai rast nuk ishte asnjëherë një penallti”, ka thënë Rosetti.

Spanja kështu tani do të luajë në gjysmëfinale të Euro 2024 ndaj Francës, ndërsa fituesi do të luajë në finalen e madhe me fituesin e ndeshjes tjetër Angli-Holandë.

Read Entire Article