Presidenti turk me tone të ashpra kundrejt Netanyahut: Është vampir gjakpirës, SHBA po kontribuon në gjenocidin e palestinezëve

3 months ago 21
Reklamë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan e quan kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu “vampir gjakpirës” , duke akuzuar Shtetet e Bashkuara se janë po aq përgjegjëse sa Izraeli për gjenocidin që sipas tij  po ndodh në Gaza.

Gjithashtu Erdogan hodhi kritika kundrejt Evropës, duke thënë se po vret vlerat e veta dhe të drejtat e njeriut.

“Bota po shikon brutalitetin e një pacienti, një maniaku, një psikopati, një vampiri gjakatar të quajtur Netanyahu, madje po e shikon drejtpërdrejt”, tha presidenti turk mes brohoritjeve, në një takim të Grupit Parlamentar të Drejtësisë dhe Zhvillimit në pushtet.

Shtetet e Bashkuara janë bashkërisht përgjegjëse për gjenocidin në Gaza

Më pas Erdogan drejtoi gishtin drejt Shteteve të Bashkuara, duke thënë se SHBA janë bashkërisht përgjegjës për gjenocidin në Gaza dhe kanë gjak në duart e tyre. “O shtet amerikan! Ky gjak është edhe në duart tuaja. Ju jeni po aq përgjegjës për këtë gjenocid sa Izraeli”, tha Erdogan.

“O krerë shtetesh dhe qeverish të Europës, – vazhdoi presidenti turk, – edhe ju jeni bërë bashkëfajtorë në këtë gjenocid, barbarizëm, në këtë ‘vampirizimin’ e Izraelit, sepse keni heshtur. Ata goditën spitalet, shkollat, xhamitë dhe ju heshtni. Ata qëlluan një kolonë ndihmash, ti hesht. Ata qëlluan gazetarë, mjekë, punonjës humanitarë, ju mbylleni gojën. Varreza masive të gjetura në kopshtet e spitalit, nuk reagoni. Ju e keni mbështetur hapur Izraelin duke thirrur Hamasin”.

“Netanyahu ndjek hapat e Hitlerit”

Erdogan tha gjithashtu se Izraeli “paraqet një kërcënim jo vetëm për palestinezët, jo vetëm për Gazën, por edhe për mbarë njerëzimin dhe paqen botërore.

“Ky gjenocid, kjo mizori, kjo barbarizëm duhet të ndalet menjëherë me aleancën e njerëzimit para se të jetë tepër vonë, përpara se Netanyahu dhe rrjeti i tij i vrasësve të dalin plotësisht jashtë kontrollit”, tha Erdogan.

Asnjë evropian nuk duhet të flasë për demokracinë

Erdogan argumentoi se “tani e tutje asnjë evropian nuk duhet të flasë për demokracinë, të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit me arrogancë, duke treguar gishtat dhe duke përdorur gjuhë arrogante”, duke shtuar se “Izraeli po vret njerëzimin në Gaza, ndërsa Evropa po vret vlerat e veta, duke shkelur të gjitha parimet ekzistenciale”./vizionplus.tv/ 

Read Entire Article