Problemet e të folurës te fëmijët, mjekja logopede tregon kur nevojitet terapia, këshillat që ka për prindërit

8 months ago 30
Reklamë

Problemet e të folurës te fëmijët janë shumë herë të pranishme, sidomos në kushtet kur celulari është “miku” I tyre më I mirë.

Për të folur në lidhje me këtë çështje në emisionin “7pa5” në Vizion Plus ishte mjekja logopede, Sibora Grifi.

Ajo vuri në dukje fillimisht se ndërgjegjësimi i prindërve është rritur, teksa tregoi rastin e një fëmije që pas tre vjetësh terapi ia doli t’i tejkalonte peroblemet.

“Ka pasur raste që prindërit kanë ardhur për një kontroll rutinë. Ky është një ndryshim i madh. Prindërit janë më të ndërgjegjshëm dhe vendosin për ndërhyrjen terapeutike”, tha Grifi, teksa bëri thirrje që prindërit të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre.

Grifi tregoi ndër të tjera edhe se cilat janë situatat kur prindi duhet të shqetësohet.

“Ajo që do ishte alarmante, çdo prind që shikon se fëmija dy vjeç nuk reagon ndaj emrit, i thërret disa herë që të reagojë. Nëse bdodh shumë herë patjetër duhet marrë në konsideratë konsulta. Reagimet e thjeshta, a reagon ndaj disa komandave “hajde këtu”, “fike dritën”, “mbylle derën”  etj”, shpjegoi mjekja.

Ajo tha gjithashtu se përdorimi i fjalëve me shkurtime nuk duhet të jetë mbizotërues, edhe pse është e pashmangshme pasi ndodh në formën e përkëdheljeve.

“Kjo nuk duhet të jetë mbizotëruese. Nuk e shmangim dot sepse i përkëdhelim fëmijët. Nuk duhet të jetë mbizotëruese gjuha e bebeve pas moshës 2 vjeçare. Një gjuhë e thjeshtë, fjalët të kuptueshme, të pastra, sic ne themi”, tha Grifi.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se jo në të gjitha rastet fëmija ka një problem të së folurës, por duhen disa stimuj që ai të reagojë dhe në këto raste u sugjerohet prindërve të bëjnë disa ndryshime.

“Fëmijës i duhet dhe pak stimul  më shumë, kemi plot raste. Në një situatë të tillë prindërit i sugjerohet të bëjë për dy muaj disa ndryshime dhe më pas do bëhs një rivlerësim. Ndryshime nënkuptojmë jo ekspozimi i gjatë para ekraneve, frekuentimi i një çerdheje apo kopshti. Po duhet pasur kujdes ku prindi e dërgon fëmijën, jo thjesht çerdhe dhe mbaroi. Duhet të marrim një informacion të detajuar për çerdhen”, tha mjekja. /vizionplus.tv

Read Entire Article