Projekt i ri për Parkun në Ulëz, rijetëzohet vija liqenore për zhvillimin e turizmit

2 months ago 31

Parku natyror i liqenit të Ulzës do të nënshtrohet një rehabilimit të plotë, fokusuar përgjatë vijës liqenore.

Projeki që po zbatohet nga mnsitria e Turtizmit dhe Mjedisit është prezantuar edhe për banorët  pasi ai do ti japë një zhvillim të gjithë zonës si në aspektin turistik ashtu edhe në atë ekonomik.

“Ministria e turizmit ka nisur fazën e parë të këtoj projekti. Është një nga kërkesat tona si bashki, pasi kemi kohë që e kërkojm.  Është projekt që i jep zhvillim zonës”, tha Kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj.

Drejtues të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, sqaruan se projekti nuk cënon aspak statusin e parkut, por përkundrazi i jep akses turizmit në disa dimensione.

“Është një ndërhyrje ku prevalon natyra. Janë përcaktuar qartë se ku duhet të ndërhyet . Do të krijohen shtige natyrore apo do të fokusohemi në  ecje në natyre. I gjithë porjekti ka një lidhje integrale me të gjithë ekosistemin. E shohim të lidhur me parkun e Qafshtamës apo dhe Dajtit”, tha  Daniel Pirushi

Projekti përfshin rehabilitimin e vijës liqenore poshtë qytezës së Ulzës, ndërtimin e kullave të vrojtimit, krijimin e hapsirave për plazh në liqen etj. /vizionplus.tv

Read Entire Article