“Promovim i propagandës ruse”, kontrolle në shtëpi dhe zyrën e punonjësit të Parlamentit Evropian

3 months ago 37
Reklamë

Një punonjës i Parlamentit Evropian është vënë në shënjestër të policisë gjyqësore federale të Brukselit.

Policia ka kryer kontrolle mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në zonën Skaarbeek dhe në zyrën e tij në Bruksel.

Në të njëjtën kohë, me kërkesë të hetuesit belg, në bashkëpunim me Eurojust-in dhe autoritetet gjyqësore franceze, është kryer një hetim edhe në zyrën e këtij zyrtari në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Hetimet janë pjesë e një rasti të ndërhyrjes, korrupsionit pasiv dhe pjesëmarrjes në një organizatë kriminale dhe kanë të bëjnë me indikacionet e ndërhyrjes ruse, në të cilën anëtarë të Parlamentit Evropian janë afruar dhe paguar për të promovuar propagandën ruse përmes “faqes së lajmeve” Zëri i Evropës.

Ka të dhëna se një rol të rëndësishëm në këtë ka luajtur punonjësi i Parlamentit Evropian në fjalë, thekson prokuroria./vizionplus.tv

Read Entire Article