Propozimi i Biden për armëpushim, Izraeli: Do vazhdojmë luftën, Hamas i gatshëm për bisedime

3 months ago 29
Reklamë

Izraeli dhe Hamasi kanë reaguar pas propozimit të presidentit amerikan Joe Biden për armëpushim të përhershëm mes palëve.

Benjamin Netanyahu i u përgjigj me gjakftohtësi duke këmbëngulur se ushtria e tij do të vazhdojë të luftojë derisa të eliminojë kapacitetin e grupit militant palestinez për të sunduar Gazën apo për të paraqitur një kërcënim ushtarak.

Nga ana tjetër reagimi i Hamasit ishte pozitiv. Në një njoftim, grupi militant tha se ishte i gatshëm të angazhohej në mënyrë konstruktive në çdo propozim që përfshin armëpushim të përhershëm, tërheqjen e forcave izraelite dhe rindërtimin e Gazës.

Plani tre pikësh i kreut të shtëpisë së bardhë është pritur edhe nga vendet europiane dhe Britania e madhe të cilat i kanë bërë thirrje Hamasit ta pranojë.

Presidenti amerikan Joe Biden shpalosi të premten vonë një propozim tre pikësh. Edhe pse kushtet e marrëveshjes së re u përcaktuan nga Biden, ai vazhdimisht theksoi gjatë fjalimit të tij se propozimi është i Izraelit.

Sipas këtij plani, në fazën e parë palët do të negociojnë një armëpushim të përhershëm për të cilin Biden tha se do të zgjasë për aq kohë sa Hamasi të ketë përmbushur angazhimet.

Në fazën e dytë, Biden tha se do të kishte një shkëmbim për të gjithë pengjet e mbetura të gjallë dhe tërheqjen e ushtrisë izraelite nga rripi i Gazës.

Ndërsa faza e tretë e planit do të përfshijë rindërtimin e gazës dhe rikthimin e trupave të pajetë të pengjeve që kanë mbetur në Gaza tek familjet e tyre./vizionplus.tv/

Read Entire Article