Ditën e djeshme fermerë nga Kavaja, Vlora, Berati e Lushnja protestuan për çmimin e ulët që përpunuesit e qumështit kanë ofruar për ta.
Eduart Sharka, kryetar i PD-së në Lushnjë, tha në emisionin “7pa5” se fermerët janë në prag falimentimi dhe duhet reagim i menjëhershëm.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai shtoi se akti simbolik i derdhjes së qumështit tregon se fermerët kanë nevojë për ndërhyrje urgjente.
“Ai demostrim i djeshëm ishte një sirenë e madhe alarmi. Tregon që ata janë në hall të madh dhe kanë nevojë për ndërhyrje. Janë në prag falimenti dhe mundi i tyre është duke shkuar dëm. Gjendja është shumë e rëndë dhe ka nevojë për masa urgjente. Kërkesa e tyre kryesore ishte rritja e çmimit të shitjes së qumështit, sepse janë vënë përballë një oferte nga përpunuesit që është e ulët. Unë i mbështes sepse e mirëkuptoj edhe gjestin e tyre, që duhej bërë për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe qeverisë”, tha Sharka.
Më tej ai shtoi se përpunuesit e qumështit po e marrin produktin nga vendet e rajonit me çmim më të lartë, ndërkohë që kanë ofertë më të ulët për prodhuesit vendas.
“Kjo protestë ishte sepse prodhuesit e qumështit zbuluan që përpuniesit e qumështit merrnin qumësht nga rajoni me 7o lekë për kg dhe oferta për prodhuesit vendas ishte 66 lekë për kg. Ata u ndjenë të kërcënuar dhe të hedhur poshte në biznesin e tyre sepse të marrësh qumësht nga importi me çmim më të lartë dhe t’u japësh një ofertë më të vogël prodhuesit vendas, ka diçka që nuk shkon.
Problemi i fermerëve të Myzeqesë prothuajse është i njëjtë me problemin e fermerëve të Europës. Më zinxhirin e prodhimit ushimor duhet një ribalancim i peshës duke e çuar një pjesë te prodhuesi. Blegtorët thonë që të paktën çmimi nuk duhet të ulet, duhet të ishte në nivein e mëparshëm 30 lekë më shumë nga oferta që është tani”, tha Sharka. /vizionplus.tv