Ministri i Drejtësisë, Ulis Manja i është drejtuar me tone të ashpra opozitës gjatë seancës së sotme plenare.
Duke iu drejtuar parafolësit të tij, deputetit Agron Gjekmarkaj, Manja tha se Partia Socialiste e cila qeveris vendin që nga viti 2013 është një aset kombëtar.
Manja: Gjekmarkaj shtroi dy pyetje kush jemi ne dhe kush na qeveris ne. Ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë, jemi partia që është aset kombëtar dhe do të jetë partia e shqiptarëve edhe për shumë kohë, jemi partia që qeverisim Shqipërinë me votat e shqiptarëve, jemi partia e 10 mln turtistëve dhe që e kemi kthyer Shqipërinë në destinacion turistik botëror. Ne jemi partia që kemi ndezuar shpresat e shqiptarëve për anëtarësim në BE deri në vitin 2030. Jemi partia që ju presim në tapetin elektroral në vitin 2025. PS me kryeministër legjitim Edi Ramën i zgjedhur me votë të lirë për tre mndate, ju pret pranverën e ardhshme në zgjedhje.
Duke iu drejtuar depitetit demokrt Flamur Noka, i cili mbante veshur bluzën ku ka të stampuar fytyrën e Sali Berishës, Manja tha ta drejtojnë gishtin nga vetja për të gjetur përgjigjet që kërkojnë.
Manja: Asnjëherë nuk e keni kthyer gishtin ngav etja. Flamur të lutem ktheje gishtin nga bluza se aty do t’i marrësh të gjitha përgjigjet. PS do të jetë partia e shqiptarëve edhe në 2025 kur ne do t’iu mundëm më thellë se në 2021./vizionplus.tv