Kombëtarja e Portugalisë u përball me një largim dëshpërues nga Euro 2024 pasi humbi në penallti ndaj Francës. Pavarësisht se Cristiano Ronaldo e kreu me sukses goditjen nga pika, Portugalia u eliminua me një diferencë 5-3. Ndeshja e pa Ronaldon të prekë topin vetëm 40 herë gjatë 120 minutave, me ndikim minimal në të tretën sulmuese.
Pas humbjes, partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez, u shfaq në rrjetet sociale për të shprehur mbështetjen e saj. Ajo shkroi,
“Sa emocione të bukura kemi përjetuar në këtë Eurokupë. Faleminderit për gjithmonë Portugali.”
Mesa duket ky gjest nuk është pritur aspak mirë nga disa prej ndjekësve të modeles së famshme. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se si ajo mund të bëjë një postim duke pozuar menjëherë pasi ekipi i partnerit të saj është eliminuar nga gara.
“Ai humbi dhe ti po poston???” , “Ronaldo është i trishtuar dhe ti poston?”, ose: “Pa ofendim, por më falni, si mund të postoni diçka teksa ai humbi ?” janë disa nga komentet që mund të lexohen në postim.
Humbja ka ndezur spekulime për të ardhmen e Ronaldos me kombëtaren. Megjithatë, trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, deklaroi se sulmuesi 39-vjeçar nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për karrierën e tij ndërkombëtare.
Ronaldo pritet të marrë një pushim pas një sezoni kërkues me Al-Nassr dhe Portugali. Pavarësisht spekulimeve të fundit, Ronaldo kishte shprehur më parë synimin e tij për të garuar në Kupën e Botës 2026, duke theksuar pasionin e tij të vazhdueshëm për futbollin./vizionplus.tv